Debutoi nga minuta e parë me Bajernin, Hejkens: Shabani është pjesë e talenteve

Meritan Shabani dje ka debutuar për herë të parë me fanellën e Bajernit të Mynih në Bundesligë. Mesfushori i talentuar me origjinë nga Kosova, ka luajtur 56 minuta, duke i lënë vendin Tiago Alkantarës, teksa pas ndeshjes edhe trajneri Hejkens ka folur provën e tij.

“Shabani ka qenë i përfshirë edhe më parë me ekipin tonë, në një takim miqësor ndaj Grobasbachut. Atje ia ka dalë shumë mirë. Mund të them se Shabani është pjesë e një grupi të rinjve shumë të talentuar”, tha trajneri i Bajernit.

Ndërkohë edhe vetë talenti 19-vjeçar nuk i fshehu emocionet pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të luaj me ekipin e parë është shumë speciale për mua, pasi këtë e kam ëndërruar që fëmijë. Të kem mundësinë të luaj në të njëjtën fushë me lojtarë të klasit botëror më bën jashtëzakonisht krenar dhe gjithashtu më shton dëshirën për t’u përmirësuar”, është shprehur Shabani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?