“Degjeneron” situata në Superiore, tifozët në Fushë-Krujë godasin sulmuesin e Tiranës (VIDEO)

Ka degjeneruar situata në stadiumin “Redi Maloku”, të Fushë-Krujës. Në fund të takimit, në momentin që i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, ekipi i Tiranës është goditur nga tifozeria vendasve.

Në momentet e mbylljes së takimit, është goditur lojtari i Tiranës, Grent Halili, ndërkohë që më pas ka pasur përplasje mes të dyja skuadrave, ku është dashur ndërhyrja e policisë.

Edhe në momentet që arbitrat po dilnin nga fusha, edhe trajneri Mema është afruar tek trupa e arbitrave,  por është ndaluar nga forcat e policisë së shtetit, dhe është përplasur pikërisht me këta të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?