FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklaratat e Moggit: Te Partizani, të gjithë të paralajmëruar!

Edhe durimi ka një kufi te Partizani. Deklaratat nga kampi i kuq me protagonist ideuesin e projektit aktual, Luciano Moggi, më shumë sesa një ndryshim kursi, tingëllojnë një paralajmërim i pastër. Pikësëpari, për Canin.

Blerja e bujshme e verës vuan kalvarin e dëmtimit, që nuk i ka lejuar të aktivizohet më tepër se 134 minuta, ndërkohë që faza e parë është drejt mbylljes.

Moggi ka pranuar se duhet gjetur një zgjidhje, për skuadrën dhe situatën e Canit, duke hedhur vështrimin nga merkato e janarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri atëherë skuadrës i duhet të rikuperojë terren, mision i vështirë përballë një Skënderbeu që ka një ritëm të frikshëm, ndërkohë që dhe Kukësi e Flamurtari kanë qartësisht tjetër hap.

Swiss Digital Mobile Reklama

I vënë në qendër të kritikave ka qenë shpesh dhe Iuliano. Ish-futbollisti i Juventusit mund të konsiderohet pa dyshim i privilegjuar në krahasim me paraardhësit e tij.

Sormani vjet u shkarkua pas 5 javësh, me dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Trajneri është konfirmuar, por është një besim me afat të kufizuar. Partizanit i duhet të bëjë mirë në 2-3 ndeshjet e radhës, dhe më pas, në varësi të rezultateve, do të ketë një rivlerësim të situatës.

Kalendari thotë dy transferta me Kamzën dhe Lacin, ndeshje ku kërkohet me cdo kusht rezultat, dhe pastaj sfida në shtëpi me Kukësin.

Partizanit i duhet të ruajë ritmin e kreut, ku nuk llogaritet më vetëm vendi i pari, por edhe i dyti apo i treti.

Alarmi i kuq ka rënë edhe nga drejtuesit, janari por afron, te Partizani të gjithë janë të paralajmëruar./SuperSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?