Del autopsia, zbulohen shkaqet e vdekjes tragjike të mbrojtësit Astori
Mediat italiane kanë zbuluar rezultatet e autopsisë së vdekjes së tragjike të mbrojtësit të Fiorentinës, Davide Astori. Kujtojmë që kapiteni humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës në dhomën e një hoteli në Udine ku ishte i grumbulluar me skuadrën vjollcë për sfidën e radhës në kampionat ndaj Udinezes.
Autopsia që i është bërë 31-vjeçarit ka zbuluar se Astori ka vdekur për shkaqe natyrale si pasojë e një ataku kardiak. “Në bazë të autopsisë provave ekzaminimit të kryer më 6 mars, 2018 për Davide Astorin, në lidhje me shkakun e vdekjes, është zbuluar se ka ndodhur për shkaqe kardiake. Nuk ka prova makroskopike, ndoshta në bazë të bradiaritmica, me një bllok të fortë të polyviscerale dhe edemë spulmonare. Për diagnozën përfundimtare nevojiten ekzaminime histologjike të hollësishme”, shkruhet në diagnozën e mbrojtësit.
Në trupin e Astorit nuk janë gjetur lëndë të jashtme dhe bie poshtë kështu çdo hipotezë se futbollisti mund të ketë përdorur substanca të ndaluara. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

