Del Piero shpërthen kundër tifozëve: Jeni të pabesë ose të gëzuar për eliminimin e Juves!

Deklaratat e bëra nga Del Piero në fundin e ndeshjes Real-Juventus, janë interpretuar si një qëndrim kundër Bufon nga mediat italiane. Del Piero tha se nuk ishte dakord me fjalët e ashpra të përdorura nga ish-shoku i tij i skuadrës.

Këto fjalë kanë shkaktuar reagime shumë të ashpra nga tifozët bardhezin, të cilët nuk i kanë pritur mirë deklaratat e ish-kapitenit. Del Piero ka vendosur që të reagojë me një status në Twitter:

“Respektoj të gjitha opinionet që kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë. Por ata që kanë nënkuptuar se unë jam kundër Xhixhit janë të pabesë dhe keqdashës, ose të gëzuar për eliminimin e Juventus. Më vjen keq”, ka shkruar Del Piero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?