FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Del Piero sulmon Bufonin: Nuk arrij që t’i kuptoj fjalët e tij!

Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero u pa ngushtë mbrëmjen e djeshme, teksa ju desh që të komentonte fjalët e Bufon në përfundim të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Juventusit, që bëri që portieri i bardhezinjve të protestonte ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes, gjest për të cilin u ndëshkua me karton të kuq. Por protesta e tij nuk është pritur mirë nga kushdo.

“Kur pashë Xhixhin t’i fliste arbitrit… Nuk po arrija të kuptoja, sinqerisht”. Këto janë fjalët e Alesandro Del Pieros, një ndër legjendat e Juventusit, të thëna pas përfundimit të ndeshjes Real-Juve. Duke ndërhyrë në transmetimin e drejtpërdrejtë të emisionit “L’Originale” të “Sky Sport”, ish-kapiteni i “Zonjës së vjetër” shtoi në një gjendje dukshëm i turpëruar.

“Nuk e kuptoj përse duhet t’i referohesh ndeshjes së parë…? Futbolli i tillë është dhe analizohet momenti, i mirë apo i keq qoftë ai. Besoj se pas disa ditësh, ai do të shprehet me fjalë të tjera ndaj arbitrit, ndryshe nga ato që tha në fushë e pas ndeshjes”, deklaroi Del Piero.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?