Dembele dhe Aguero kthehen në fushë vetëm në nëntor te Barcelona

Pas largimit të Lionel Messit, Barcelona po vuan edhe mungesat e shumta në këtë sezon. Ousmane Dembele dhe Sergio Aguero pritet të jenë të gatshëm për trajnerin Ronald Koeman vetëm në muajin nëntor për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar gjatë fazës përgatitore me blaugranat.

Sergio Aguero mund të rikthehet në stërvitje në mesin e tetorit por gjithsesi do t’i duhen edhe 2-3 javë të tjera për të zbritur në fushë dhe për të debutuar me katalanasit pasi nuk stërvitet prej muajsh, ndërkohë që për Dembele duhet pritur deri në nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?