FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Demi: E prisnim fitoren e titullit, Tirana e fiton kur të iki unë

Presidenti që i riktheu titullin kampion Partizanit pas 26 vjetësh, Gazmend Demi ishte i qetë pas triumfit në derbi ndaj Tiranës.

“E prisnim titullin që do ta fitonim, nisur edhe nga rezultatet. Fituam edhe derbin që është si një titull më vete. Tani të shohim vitin tjetër. Jam i qetë, njëlloj si herët e tjera. Nuk jam i pari që fitoj titullin, janë edhe 15 tituj. Pas 26 vitesh erdhi titulli. Mendoj se do ishte ndonjë tjetër që do e merrte. E mora unë, mirë është për mua.

Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe thumbimi për kundërshtarin. “Kur të iki unë nga Partizani do fitojë edhe Tirana. Dua gjithmonë të ketë derbi. Ju e dini se ne bëjmë gjithmonë lojë të ndershme. Tirana e ka vetë në dorë, ka ndeshje me rivalin direkt. Kështu që nuk mund të thuhet kjo që e nxori Partizani. Sot ne morëm titullin, kjo po”, deklaroi Demi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?