Dëmtim i rëndë për Neuer, “gardiani” gjerman rrezikon të mbyllë sezonin
Nuk ka paqe për Manuel Neuer: Sezoni i portierit gjerman është në rrezik. Pas problemeve në këmbë që e detyruan që të qëndronte jashtë fushave për pjesën më të madhe në vitin e kaluar, tashmë, portieri gjerman ka një problem në gishtin e madh të këmbës.
Ligamentet e gishtit po krijojnë probleme për Neuer dhe nëse konfirmohen të njëjtat përfundime si në analizat e para, periudha që duhet të qëndrojë jashtë fushave do të jetë tre muaj, ndërkohë që ndryshe do të zgjasë disa javë.
Ky lloj dëmtimi përgjithsisht prek skiatorët dhe ndodh te ata përgjithsisht pas garave me ski, por mund të gjatë përpjekjeve për të rrëmbyer një top në futboll. Bayern Munich ende nuk ka konfirmuar ende periudhën e rikuperimit, por shqetësimi është i madh. Me shumë mundësi ai do të humbasë me siguri ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

