Dëmtim tjetër i rëndë, fati i keq nuk i ndahet Burim Kukelit

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Burim Kukeli u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër FC Luzern të Jahmir Hykës. Kukeli bëri një zëvendësim të detyrueshëm në minutën e 63-të. Sipas faqes zyrtare të klubit zviceran, dëmtimi në gju do ta lërë pushim 31-vjeçarin të paktën për disa javë. Në sezonin aktual, Kukeli është aktivizuar në 16 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol ndaj Vaduz-it të Naser Alijit. Kukeli ka pësuar disa dëmtime, teksa sezonin e kaluar ai nuk luajti asnjë ndeshje për FC Zürich. Ai u rikthye në kombëtares ndaj Armenisë, dhe u aktivizua titullar, pas një kohë të gjatë për arsye dëmtimi. Por kas kthimit në kampionatin zviceran, historia e dëmtimeve e ka ndjekur sërish dhe mbrojtësi me tipare mesfushori duhet të presë edhe disa kohë që të rikuperohet

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?