Dëmtimi në ije, John Cena humb finalen e Royal Rumble
Të jesh legjendë e WWW nuk të ndihmon të marrësh pjesë në ring.
Një situatë e tillë po ndodh me John Cena. Ylli i këtij sporti po vuan nga një dëmtim në këmbën e tij të majtë, çka e vendos në dyshim pjesëmarrjen e tij në WrestleMania këtë fundjavë. Cena pritej të ishte pjesë e 30 sportistëve për të provuar dhe fituar një titull botëror në këtë kategori, por dëmtimi në kyç duket se do e lë jashtë ringut.
Ai mposhti Finn Balor, Baron Cobin dhe Drew McIntyre për të fituar të drejtën për të dueluar kundër Brock Lesnar për Kampionatin Universal, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodh.
Kjo është konfirmuar edhe nga vetë faqja zyrtare në internet e WWW, e cila në deklaratën e saj për shtyp shkruan:
“Lëndimi u përkeqësua teksa Cena po stërviste këmbët në palestër, gjë që ka hedhur dyshime nëse ai do të jetë në gjendje të garojë në ndeshjen e sotme 30-Man Royal Rumble. “-mbyllet statusi i tyre.
Cena nuk ka qënë pjesë e ndeshjeve prej një kohë shumë të gjatë, por është kthyer në ring në muajt e fundit. 41-vjeçari e ka fituar dy herë Royal Rumble më parë. Fillmisht në vitin 2008 dhe përsëri në vitin 2013.
KOHA JONË SONDAZH

