FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Depay në bisedime sekrete me United, kërkohet për 30 mln euro

Memphis Depay është në bisedime sekrete me Manchester United, teksa trajneri holandez Louis van Gaal kërkon të mbyllë marrëveshjen me lojtarin, për 30 mln euro.  Menchester United, në prag të mbylljes së këtij sezoni, është shumë pranë firmës me talentin holandez Memphis Depay, i cili shkëlqeu në finalet e Kupës së Botës, Brazil 2014. Holandezi ka qenë në formë të shkëlqyer edhe këtë sezon me ekipin e tij, PSV. Depay u takua të mërkurën me drejtuesit e “Djajve të Kuq”, të cilët i bënë edhe ofertën zyrtare, ndërsa trajneri i PSV, Phillip Cocu u shpreh i ndërgjegjshëm se kalimi i tij tek një klub i madh i Premier League, do të ishte ideale. Depay, 21 vjeç, udhëtoi drejt Anglisë në mesjavë bashkë me agjentin e tij Kees Ploegsma për t’u takuar me delegacionin e United, i udhëhequr nga trajneri Louis van Gaal, me qëllim për të mbyllur marrëveshjen. Van Gaal e njeh mirë lojtarin, sepse e ka drejtuar tek kombëtarja holandeze gjatë finaleve të fundit të Kupës së Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?