Deschamps: Griezmann mund të fitojë Topin e Artë
Didier Deschamps e ka fituesin e tij për Topin e Artë. Sipas trajnerit të Francës, në një intervistë për “L’Equipe”, këtë vit është Antoine Griezmann, që meriton të fitojë çmimin më prestigjioz në futboll në aspektin individual. Francezi, i cili këtë vit fitoi Europa Leaguen me Atleticon dhe Botërorin me Francën, ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e kësaj vere, por ai zgjodhi të qëndronte tek Atletico, që para fillimit të Botërorit.
“Nuk është vetëm Griezmann në garë, por ai është një kandidat i madh për ta fituar. Sipas meje, ai e meriton ta fitojë. Topi i Artë do ishte diçka fantastike për të. Kemi parë gjithmonë vetëm 2 emra, Messin dhe Ronaldon. A e meriton Raphael Varane? Sigurisht që po. Ndoshta mund ta fitojë edhe një mbrojtës këtë çmim, por në përgjithësi e fitojnë sulmuesit. Shpresoj me gjithë zemër që ta fitojë një francez, për faktin se fituan Botërorin”, deklaroi Deschamps.
KOHA JONË SONDAZH

