FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Dështimi” i Unay Emery: 7 tituj në dy vite

Unai Emery, do të largohet nga PSG pas dy sezonesh ku ka fituar 7 tituj, por që konsiderohen sezone të dështuara.

Trajneri spanjoll fitoi sivjet Superkupën e Francës, kampionatin francez, Kupën e Ligës së Francës dhe Kupën e Francës. Pra, nga të gjitha kompeticionet kur merr pjesë, PSG nuk fitoi vetëm Champions League.

Sezonin e kaluar fitoi 3 tituj (Superkupë, Kupë Lige dhe Kupë France), por humbi kampionatin ndaj Monaco dhe sërish Champions-in.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emery, në dy sezonet e tij te PSG, është eliminuar në Champions nga Barcelona dhe Real Madrid. Këto dy dështime bënë që trajneri spanjoll të mos e vazhdonte aventurën e tij në klubin e kryeqytetit francez, pavarësisht titujve të fituar. Fakt që tregon sa i rëndësishëm është trofeu i Champions League në futbollin europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?