Dështoi për Mbappe, Reali bën një blerje surprizë në merkato
Sporti E Martë, 31 Gusht 2021 20:47
Pas tentativave të dështuara për Kylian Mbappe, Reali i Madridit ka bërë një goditje surprizë në ditën e fundit të merkatos së verës duke afruar mesfushorin francez Edoardo Camavinga nga Rennes.
18-vjeçari kishte vetëm një vit kontratë me klubin e Rennes dhe këta të fundit për të mos e humbur me parametër zero vendosën ta shisnin te Los Blancos për 30 milionë euro plus bonuse. Camavinga ka firmosur deri në vitin 2027 me Realin e Madridit.
KOHA JONË SONDAZH

