FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dështon miqësorja Shqipëri-Kosovë, pengohet nga … Zvicra

Dështon miqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pavarësisht një pakti mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe homologëve të Kosovës për një miqësore në tokë neutrale, duket se ndeshja e programuar këtë vit do të dështojë. Federata zvicerane duhej të siguronte lejen për ndeshjen mes kuqezinjve dhe përfaqësueses kosovare, por helvetikët nuk pranojnë me pretendimin e se cenon sigurinë.

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri në një intervistë për Kosova Press thotë se nuk kanë marrë ende lejen: “Po afër anulimit është sepse Federata e Futbollit Zviceran nuk e ka dhënë lejen. Duhet tashmë vetëm njoftimi zyrtar për anulimin e miqësoren që ishte programuar në fund të këtij muaji. Edhe opsionet për zhvendosjen e miqësores në një stadium tjetër, po bien nga dita në ditë”, u shpreh Vokrri.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti Armand Duka: “Po është e vërtetë ajo që ka deklaruar presidenti Vokrri dhe ne jemi duke kërkuar mundësi të tjera për të shfrytëzuar këtë periudhë sa më mirë për ekipin dhe trajnerin”, tha presidenti Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga burime jo zyrtare ndërkohë mësohet se një alternativë mund të jetë përballja me Austrinë, duke qenë se e ka këtë datë e ka lirë. Federata ka nisur kontaktet edhe pse për momentin nuk konfirmon asgjë zyrtarisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?