FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Detajet e kontratës së Hamsik në Kinë, gjithçka e paguar dhe jetë luksi

Marek Hamsik ka mbyllur dje aventurën me skuadrën e Napolit që zgjati 12 vite, teksa do të nisë një aventurë të re në Kinë. Sllovaku sipas mediave italiane do të përfitojë një pagë të frikshme te skuadra e Dalian.

Hamsik do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me shifra dhe kushte vërtet faraonike, për një lojtar 31-vjeçar. Ai do të përfitojë 9 milionë euro në sezon, për të treja vitet. Do të ketë mundësinë të zgjedhë një hotel apo shtëpi pa limite çmimesh.

Automjetet do të jenë sipas zgjedhjes jo vetëm për të, por për të gjithë pjesëtarët e tij të familjes. Ai mund të drekojë dhe të darkojë, në restorantet me të shtrenjta të qytetit, pasi do t’i ketë të gjitha të paguara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kontratë mjaft e mirë për mesfushorin, i cili do ta mbyllë karrierën në mënurën më të mirë të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?