Detajet e transferimit të Abazajt te Anderlehti, ja sa pagoi klubi belg

Kristal Abazaj zyrtarizoi dje kalimin te klubi belg i Anderlehtit në mënyrë të befasishme. Talenti i Luftëtarit kishte udhëtuar për në Belgjikë, ku nënshkroi një kontratë 3-vjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për dy sezone të tjerë. Ai do të përfitojë rreth 250 mijë euro në sezon në klubin e ri belg.

në total shitja e Abazajt ka shkuar 1.2 milionë euro. Kontrata fillestare është nënshkruar për 750 mijë euro, por mësohet se nëse Anderleht fiton titullin kampion këtë sezon dhe Abazaj luan një numër të caktuar ndeshjesh në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve gjatë edicionit të ardhshëm, gjithçka kompletohet me 1.2 milionë euro. Klubi belg do të bëj pagesën në tre këste, duke filluar nga muaji qershor i këtij viti, kur talenti tropojan lirohet nga Luftëtari, teksa deri në fund të sezonit është dhënë në formë huazimi.

Plot 563 mijë euro do të shkojnë për llogari të Skënderbeut, ndërsa 187 mijë euro në arkën e Luftëtarit, që ka në pronësi 25 për qind të kartonit të Abazajt. Sulmuesi që u grumbullua së fundmi me Kombëtaren shqiptare luan vetëm sezonin e tij të dytë në Kategorinë Superiore dhe pas 29 javëve kampionat është aktualisht kryegolashënues i bluzinjve me 9 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?