“Dhimbje koke” për Piolin para derbit, humb një tjetër mbrojtës

Situata te Milani para derbit me Interin, nuk është shumë e mirë. Pasi humbën Tomorin, për shkak kartonësh, kuqezinjtë rrezikojnë të mos kenë as mbrojtësin tjetër, Pierre Kalulu.

Ky i fundit ka shfaqur probleme muskulore në stërvitje dhe për këtë arsye është në dyshim. Gjithashtu probleme kanë shfaqur edhe tre titullarë të tjerë.

Bëhet fjalë për francezët, Giroud, Theo Hernandez dhe portieri Mike Maignan, të cilët do të mungojnë në ndeshjen miqësore që kombëtarja e tyre do të luajë ndaj Gjermanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?