Dhuna në Krujë, Skënderbeu ironizon me një parodi (VIDEO)
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kastriotit në Fushë Krujë këtë fundjavë u shënua nga një incident i rëndë, teksa disa lojtarë të korçareve janë dhunuar nga një grup tifozësh. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga policia për këtë ngjarje të rëndë.
Në një video të shpërndarë në faqet e klubit shfaqen sekuenca nga filmi shqiptar “Lulëkuqe mbi mure”, të cilën e kanë shoqëruar me fjalët:
“Reagim qesharak i policisë!
Ja pra krisma nuk ka pasur…
…Kurse Dhunuesi kërkon prova nga i dhunuari.
Ndodh edhe kjo”.
Sot pritet që të dalin vendimet e Komisionit të Disiplinës, aty ku Kastrioti do mësojë masat që do merren ndaj klubit krutan.
KOHA JONË SONDAZH

