FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhuna në “Zeqir Ymeri”, Disiplina dënon Shtubinën dhe Kukësin

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së është mbledhur dhe ka diskutuar problematikën e shfaqur në ndeshjet e fundit, gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Për dy nga skuadrat pjesëmarrëse në këtë raund ka pasur nga një dënim.

Ndriçim Shtubina, është pezulluar me 2 ndeshje nga aktiviteti, ndërsa Kukësi do të duhet ta luajë ndeshjen e radhës në shtëpi (ndaj Lushnjës) pa tifozë.

Ja vendimet e plota të Disiplinës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtari i KF “Laçi”, Ndricim Shtubina, për provokim të publikut, në bazë të nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3.a të KDS, dënohet me 1 ndeshje pa spektatorë, në stadiumin përkatës.

FC “Flamurtari”, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se, në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?