Di Françesko: Edhe ne kemi një Salah, besoj te përmbysja!
Trajneri i Romës, Euzebio Di Françesko asnjëherë nuk e ka fshehur se beson ende te një tjetër përmbysje e çmendur në Champions League, ashtu si ndaj Barcelonës në shifrat 3-0. Gjysmëfinalja e kthimit ndaj Liverpulit është e vështirë, por jo e pamundur.
“Kemi bërë diçka të rëndësishme ndaj Barcelonës, por duam që të bëjmë një tjetër përmbysje. Do të kemi përballë një ekip të vendosur ndryshe taktikisht, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Duhet të jemi të zotët, dhe të tregojmë vlerat tona. Edhe ne kemi një lojtar të madh si Salah, është Xheko.
Në ndeshjen e parë e nisëm mirë, por më pas e humbëm toruan rrugës. Këtu duhet të bëjmë gol menjëherë dhe më pas ta mbajmë kualifikimin e gjallë. Kemi treguar se mund ta vendosim në vështirësi kundërshtarin. Strotman? Vështirë se luan, tani është më shumë jo se po.
Dua të shoh entuziazëm në fushën e lojës. Kam parë Siti-Liverpul, ekipi i Guardiolës e nisi mirë, mund të shënonin dhe golin e dytë, por la për të dëshiruar në prapavijë”, ka thënë trajneri i Romës për “Premium Sport”. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

