Dibala 1 muaj jashtë fushave, rrezikon dhe ndeshjen e parë me Totenhemin

Paulo Dibala përpiqet që t’i qetësojë të gjithë, por ai rrezikon që të mbetet një muaj jashtë fushave të lojës. Ylli argjentinas i Juventusit, ka pësuar një dëmtim muskulor, që solli edhe daljen e tij nga fusha pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Në një postim në Tëitter, ai shkruan: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet, kthehem shpejt”. “La Joya”, ndërkohë rrezikon që të mbetet një muaj jashtë fushave të lojës, teksa në ditët në vijim do të kryhen edhe ekzaminimet e radhës.

Numri 10 braktisi dje fushën mes lotësh, dhe është në dyshim edhe për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioëve nëChampions League kundër Totenhemit, e cila është programuar për t’u zhvilluar më 13 shkurt. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?