Dibala darkon me Diego Simeonen, mediat e shohin si zëvendësuesin e Grizman
Udhëtimi i Paulo Dibalas drejt Madridit ka bërë që mediat spanjolle të flasin shumë gjatë këtyre ditëve të fundit për sulmuesin argjentinas. Fillimisht u përfol për kontakte të La Joyas me Realin e Madridit por tashmë po qarkullojnë zërat për një kalim të mundshëm të sulmuesit të Juventusit te Atletiko e Madridit në fund të këtij sezoni.
Mbrëmjen e të martës Dibala në Madrid ka darkuar me trajnerin e Atletikos, Diego Pablo Simeone. Por më shumë sesa një darkë mes dy bashkëkombësve ky takim është realizuar për të projektuar një transferim të mundshëm të Dibalas te Los Colchoneros në merkaton e ardhshme të paktën duke iu referuar asaj që publikon Marca.
Te Juventusi janë të qetë pasi Dybala dhe Simeone janë miq dhe sipas klubit bardhezi ka qenë vetëm një darkë mes dy personave që kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin, por mediat spanjolle nga ana tjetër e japin 24-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Griezman te Atletico me sulmuesin francez që me shumë gjasa do të largohet nga Los Colchoneros në verë.
KOHA JONË SONDAZH

