Dier tregon karantinën e tij: Kam marrë disa pula, i kam si fëmijët e mi!

Eric Dier është një nga futbollsitët më të mirë të Tottenhamit. Mesfushori anglez duket se nuk po e përjeton aspak keq izolimin në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

26-vjeçari i ka bërë vetes dhuratë disa pula, të cilat i ka vendosur në një kotec që ka improvizuar në kopshtin e vilës së tij.

“Kam marrë disa pula, njëra quhet Margot”, tha anglezi, i cili ka mbjellë edhe kopshtin e tij me patate, kunguj dhe erëza të ndryshme, fotot e të cilave përfundojnë në grupin virtual të komunikimit me shokët e skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kujdesem për pulat dhe të mbjellat. Margot është si fëmija im i vogël. Dal çdo ditë dhe kujdesem për to. Jam argëtuar shumë duke u marrë me diçka të tillë, por sigurisht që do të kisha preferuar të kisha luajtur futboll. Por nuk ankohem dhe po ia dal mirë”, u shpreh Dier.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?