Dieta strikte e Bayernit me 13 pika për të rikthyer në formë James Rodriguez
James Rodriguez po kalon një sezon shumë të keq edhe pse klubi bavarez i ka vendosur një dietë të rreptë, Kolumbiani shpesh herë ka përfunduar në stol për shkak se trajneri Niko Kovac nuk është aspak i kënaqur nga forma e tij fizike.
Kolumbiani me shumë mundësi do të rikthehet në verë te skuadra e Real Madrid pas huazimi 2-vjeçar. Këtë sezon 27-vjeçari ka shënuar vetëm 3 gola në 11 ndeshje, ndërkohë që vetëm këtë fundjavë ka qenë titullar që nga 3 nëntori i viti të kaluar.
Klubi gjerman i ka vendosur një dietë shumë strikte me 13 rregulla:
- Të konsumohen 5 vakte në ditë, të mos hiqet dorë nga asnjë prej tyre
- Të konsumojë një frutë ose kos të skremuar në mëngjes dhe pasdite
- Të pijë ujë në mes të vaktit ushqimor
- Të mos ndryshojë përbërjet e vaktit të parashikuar ushqimor
- Një lloj mishi është i lejuar që të ndryshohet me një tjetër ose peshk
- Të përdorë ëmbëlsues në vend të sheqerit në kafe
- Të mos përdoret më shumë se 5 gramë vaj në sallat apo dolli
- Ushqimi mund të injorohet për një vakt në ditë
- Ushqime të caktuara mund të zëvendësohen me sallatë, mish ose peshk të pjekur në zgarë
- Asnjëherë nuk duhet evituar mëngjesi
- Duhet të konsumohet vetëm një filxhan kafe ose çaj me qumësht të skremuar
- Një fetë bukë me vaj ulliri ose me dy feta proshutë
- Të konsumojë fruta të freskta
/Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

