FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dinamo dhe Elbasani ndajnë pikët në “Air Albania”

Dinamo dhe Elbasani u ndalën në një barazim 1-1 në ndeshjen kryesore të javës së 12-të në Superiore, duel i zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.

Sfida nisi me ritëm, ndërsa verdheblutë gjetën golin e avantazhit në minutën e 34-të me Tsague, i cili shfrytëzoi në maksimum një aksion të shpejtë në zonë. Dinamo reagoi shpejt dhe barazoi shifrat pak para pushimit, kur Dejvi Bregu u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë nuk ofroi të njëjtin intensitet, me të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme dhe prodhuan pak raste të rrezikshme për shënim. Në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që të dy ekipet të marrin nga një pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elbasani ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 24 pikë, teksa pret rezultatin e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Partizanit. Ndërkohë, Dinamo mban vendin e katërt me 19 pikë, duke mbetur në garë për zonën europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?