Dinamo nuk ndalet në merkato, zyrtarizon një futbollist kolumbian
Dinamo plotëson organikën me një mbrojtës. Bëhet fjalë për Juan Camillo Mesa, i cili i bashkohet Bluve pas një eksperience në Bosnje te skuadra e Tuzlës. 25-vjeçari nga Kolumbia në të kaluarën është aktivizuar edhe në radhët e kroatëve të Sibeniku.
Lajmi për nënshkrimin me mbrojtësin e njoftoi vetë klubi i Dinamos nëpërmjet rrjeteve sociale teksa tashmë tekniku Luigi Di Biagio do të ketë një alternativë më shumë për repartin difensiv që në këto javë të para ka shfaqur probleme. Ndeshja e radhës për Dinamon është e ditës së nesrme ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”.