Disiplina gjobit sërish Tiranën dhe Partizanin për dëmet në “Air Albania”

Komisioni i Disiplinës në FSHF sot vendosi të gjobisë klubin bardheblu për sjelljen e padenjë të tifozëve të vet në derbin e së premtes kundër Partizanit në “Air Albania” me 500 mijë lekë. Edhe të kuqtë nuk kanë shpëtuar pa u penalizuar. Për të njëjtin precedent si Tirana, organi disiplinor i futbollit shqiptar i faturoi kampionit të Shqipërisë gjobë prej 300 mijë lekësh.

VENDIMET

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2, 65/3c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) Lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

3. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1/ dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

4. Pranimin e kërkesës së FK Egnatia, pezullimin e zbatimit të pjesës së mbetur të dënimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?