“Do të dalim të gjithë bashkë, nuk do të vdesim”, zbulohet si i motivoi Daja lojtarët (VIDEO)
Partizani mori një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në derbin ndaj Tiranës. Meritë në këtë sukses ka padyshim dhe trajneri Ilir Daja.
Në një video të publikuar së fundmi në faqen zyrtare të “demave”, tekniku kryeqytetas bën “stërvitjen” e fundit emocionale me skuadrën duke i shfaqur momente nga filmi i famshëm hollivudian “Gladiatori”.
“Filmi është ‘thriller’. Arenat janë të vërteta. Koloseu është edhe sot. Gladiatorët dilnin në fushë dhe ose vdisnin, ose fitonin. Duhet të jeni të gjithë bashkë. Do të dalim të gjithë bashkë në arenë dhe nuk do të vdesim. Duhet të jemi të gjithë bashkë”, iu drejtua Daja lojtarëve.
KOHA JONË SONDAZH

