FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Donaruma: Portierët edhe gabojnë, por unë kthej menjëherë faqe (VIDEO)

Xhixhio Donaruma më në fund ka vendosur që të thyejë heshtjen. Pas dy gabimeve trashanike në finalen e Kupës së Italisë në shifrat 4-0 ndaj Juventusit, ai ka vendosur që të shohë më shumë nga e ardhmja. Duke folur për kanalin e klubit, “Milan Tv”, portieri i talentuar nuk e ka fshehur zhgënjimin dhe trishtimin e tij.

“Në Rolin e portierit ndodh që të bësh edhe gabime, por unë kthej menjëherë faqe dhe shoh përpara. Donim të gjithë ta fitonim këtë ndeshje dhe na vjen shumë keq që nuk ia dolëm. Gjithsesi shohim përpara sepse na kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, dy ndeshje shumë të rëndësishme ku duhet të bëjmë një punë të mirë. Do të shkojmë në Bergamo me dëshirën për të treguar se jemi një ekip i fortë. Kam parë te shokët e mi dëshirën më të madhe për të mposhtur Atalanta dhe kjo më pëlqen”, u shpreh Donaruma. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?