Dopietë e Gashit me Basel, Berisha me Lacion në finalen e kupës ndaj Juves

Portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha rikthehet titullar në ndeshjen e kthimit të kupës së Italisë ndaj Napolit. Lacio kaloi në finalen e kupës së Italisë, pasi fitoi 1-0 me gol të Luliç, në "Sao Paolo". ishte mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e parë. paraqitje e shkëlyqer e Berishës, porta e të cilit nuk u prek. Kapiteni kuqezi Lorik Cana mungoi në formacionin bazë të këtij takimi, ndërkohë që Kupa e Italisë mësoi një natë më parë ekipin e parë finalistr që ishte Juventusi. Bardhezinjtë e Antonio Contes fituan 3-0 në fushë të Fiorentinës, duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë, 1-2. Juve synon të fitojë tre trofe këtë sezon, pasi arriti në finalen e Kupës së Italisë, ndodhet 14 pikë para ndjekësit më të afërtë, Romës në krye të Seria A, si dhe është kualifikuar në çerekfinale të Champions League, ku përballë do të ketë Monakon. Juventus fitoi ndaj Fiorentinës në ndeshjen e fundit, ndonëse nuk kishte shërbimet e Carlos Tevez, Andrea Pirlo, Paul Pogba e Stephan Lichtsteiner, të dëmtuar. Bardhezinjtë nuk e kanë fituar trofeun e Kupës së Italisë, që prej vitit 1995. Lacio-Luventus, do të jetë kështu finalja e Kupës së Italisë. Sakaq, në ndeshjen Parma-Udine, Andi Lila nuk ka luajtur në fitoren e skuadrës së tij 1-0, të prapambetur të Seria A. Por ka shkëlqyer sërish një tjetër lojtar i kombëtares sonë, në Zvicër, Shkëlzen Gashi, që shënoi dy gola për ekipin e tij në fitoren 3-1, në transfertë me St Gallen.  Gashi, autori i golit të fitores së kuqezinjve, 2-1 ndaj Armenisë, realizoi dopietë edhe në ndeshjen e kaluar duke u kthyer në një goleador të vërtetë në Zvicër. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?