FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dorëheqja e Ernest Gjokës, Vllaznia gjen në “shtëpi” pasuesin e tij

Ernest Gjoka nuk është më trajneri i Vllaznisë. Klubi shkodran njoftoi se trajneri paraqiti zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, 24 orë pas humbjes me Partizanin. Një letër e dorëzuar në zyrën e administratorit Astrit Gjyrezi vulosi edhe mbylljen e bashkëpunimit, me Gjokën që vendosi se nuk ishte ai njeriu i duhur për ta drejtuar skuadrën në dy javët e fundit të kampionatit, ku kuqeblutë kanë shanse minimale për të evituar rënien nga kategoria.

Shkodranët duhet ti fitojnë dy ndeshjet e fundit ndaj Kukësit dhe Skënderbeut, ndërsa Kamza ose Teuta nuk duhet të fitojnë. Për të shpresuar deri në fund te mrekullia, klubi kuqeblu ia besoi stolin trajnerit të ekipit B, Ervis Kraja, i cili do të nisë punën prej së martës, për të qëndruar në krye të stolit deri në fund të kampionatit.

Fotografia e Ervis Kraja

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?