FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dorëzohet De Laurentiis, heq dorë nga Napoli?

Pas punës disavjeçare në krye të Napolit, Aurelio De Laurentiis dëshiron të shtoj klube futbolli në zotërim të tij.

Sipas radio-s “Kiss Kiss Napoli” De Laurentiis po kërkon të ndjekë një model të ngjashëm me homologët e tij,  duke blerë një klub ku lojtarët e rinj mund të zhvillohen përpara se të bashkohen potencialisht me Napoli.

Ky burim thekson se 68 vjeçari dëshiron të blejë një klub jashtë vendit, ndoshta në divizionin e dytë belg, por nuk bëhen publike emrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

De Laurentiis nuk do të jetë i vetmi që dëshiron të blejë një skuadër satelite për Napolin, pasi familja Pozzo, e cila zotëron Udinese, zotëron skuadra si Watford dhe Granada.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që pas nuk mbesin as pronarët e Manchester City-t që përveç anglezëve kanë në zotërim klube si New York City FC dhe Melbourne City, ndërsa zotëron dhe 44 për qind të skuadrës spanjolle, Girona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?