Dortmund dhuron spektakël ndaj Hannoverit, “arratiset” nga Bayerni (VIDEO)
Borussia Dortmund vijon rrugëtimin fantastik në Bundesligë. Skuadra e favre ka shkatërruar 5-1 ekipin e Hannoverit në sfidën e vlefshme për javën e 19-të.
Verdhezinjtë zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 24-t, me një gol fantastik të mbrojtësit Achraf Hakimi me një goditje shumë të fortë në hyrje të zonës. Në pjesën e dytë, verdhezinjtë dyfishuan avantazhin me Reus, pas një gafe në mbrojtjen e rivalëve. Dy minuta më pas ishte radha e Mari Goetze për të shënuar golin e tretë.
Goleada nuk do të ndalej këtu, teksa në minutën e 67-të, Guerrero do të shënonte golin e katërt, ndërkohë që miqtë do të shënon golin e flamurit 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt me Bakalorz.
Në minutën e 90-të, arbitri i ndeshjes i “dhuron” një asist Witsel, pasi hap këmbët duke i dhënë mundësinë belgut për të shënuar golin që mbyll ndeshjen. Dortmund ruan kryesimin me 48 pikë, 9 më shumë se Bayerni që ka dhe një ndeshje për të luajtur. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

