Dortmund, Schalke e Valencia në gjurmët e Taulant Xhakës

Tre klube të Bundesligës gjermane dhe një skuadër e La Ligas spanjolle në garë për Taulant Xhakën. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka nxitur një duel gjigantësh në merkato. Të interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit janë emra të rëndësishëm të futbollit europian, si Borussia Dortmund, Schalke e Borussia Mönchengladbach në Gjermani dhe Valencia në Spanjë.

Taulant Xhaka, që prej 15 vjetësh militon te Baseli, duke kaluar nga skuadrat e Akademisë deri në skuadrën e parë në Superligën zvicerane dhe me vetëm një sezon huazim te Grasshopper, ka kontratë me klubin deri në vitin 2021. Për transferimin e kuqeziut, nevojiten të paktën 15 milionë euro, të cilat do të kalonin në arkat e kampionëve të Zvicrës, por gjithashtu e rëndësishme do të ishte edhe dëshira e vetë futbollistit, për të zgjedhur se në cilën skuadër dëshiron të vazhdojë karrierën.

Taulant Xhaka vlerësohet jo vetëm për lojën në mesin e fushës, ku shfaqet si një luftëtar i vërtetë, por edhe për faktin se ai mund të shërbejë si “xhol” në skuadër, duke mbuluar disa pozicione edhe në qendër apo në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e interesit dhe në zyrat e Baselit nuk është paraqitur ende një ofertë zyrtare. Gjithsesi, mbetet fakti që me skuadrën në krye të kampionatit dhe që po ecën e sigurt drejt titullit të 8-të radhazi, në klub nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e mesfushorit në merkaton e Janarit dhe gjithçka do të shtyhej për në fund të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?