Dortmundi fiton me poker ndaj Freiburgut (VIDEO)
Borussia Dortmund ka arritur një fitore bindëse 2-4 ndaj Freiburg në “Europa-Park Stadion”. Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën, duke shënuar me Hummels në minutën e 11-të.
Megjithatë vendasit reaguan dhe barazuan në minutën e 45+2’ Holer, ndërsa vetëm katër minuta më pas Hofler kaloi Freiburg-un në avantazh, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-1.
Pjesa e dytë po ashtu rezultoi shumë i luftuar, me Dortmund që gjeti barazimin me Malen në minutën e 60’. Në minutën e 82’ autori i golit të dytë të Freiburg, Hofler la ekipin e tij në inferioritet numerik, pasi mori karton të kuq.
Dortmund e shfrytëzoi superioritetin numerik, me Hummels që shënoi golin e tretë në minutën e 88’, teksa Reus bëri “poker” në minutën e 90+3’ dhe njëkohësisht vulosi këtë sfidë.
Freiburg renditet në vend të nëntë me gjashtë pikë, teksa Borussia Dortmund renditet në vend të shtatë me 8 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

