Dortmundi fiton në “frymën e fundit” ndaj Mainzit, shkon -5 pikë nga Bayerni (VIDEO)
Borussia Dortmund ka arritur një fitore në sekondat e fundit, 2-1 në transfertën ndaj Mainzit. Vendasit kaluan në avantazh pas 2 minutash falë golit me kokë të koreano-jugorit Jae-Sung Lee, por lojtarët e ekipit udhëtues reaguan shumë shpejt.
Norvegjezi Julian Ryerson riktheu baraspeshën në minutën e katërt, i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtjes së Mainzit.
Pjesa e dytë ishte tepër e luftuar, por rastet për gol munguan. Në kohën shtesë të ndeshjes Giovanni Reyna që dërgoi në rrjetë një top të goditur me kokë nga Sebastian Haller.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në vitin 2023 nga Dortmundi, që është rifutur në garën për titullin kampion, pasi renditet e katërta me 31 pikë, 5 më pak se Bayerni kryesues.
KOHA JONË SONDAZH

