FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dortmundi në garë për Hysajn, vjen reagimi nga drejtuesi i verdhezinjve

Elseid Hysaj është një ndër emrat më të përfolur të skuadrës napolitane dhe largimi i tij nga ekipi italian duket thuajse i sigurt. Mbrojtësi i krahut të djathtë pritet që të largohet në një kampionat tjetër. 24-vjeçari me shumë mundësi do të përfundojë jashtë kampionatit italian. Klauzola e largimit të tij është 50 milionë euro, një shifër e frikshme për një mbrojtës të djathtë, pavarësisht se në merkato ka pasur shumë lëvizje të çmendura.

Për Hysajn ka pasur oferta edhe nga shumë klube të ndryshme nga Gjermania, Anglia, por dhe Spanja, pa harruar dhe PSG-në. Në Bundesligë, Dortmundi ka shfaqur interes, por drejtuesit e pranojnë që do të jetë e pamundur për ta blerë.

Në lidhje me një largim të mundshëm të Hysajt te skuadra e verdhezinjve, ka folur dhe gazetari gjerman i prestigjiozes “Kicker”, Majkëll Rihter. Ai e pranon hapur se ekipi i Dortmundit nuk do të paguajë klauzolën e Hysajt prej 50 milionë eurosh. “Sarri është një trajner i shkëlqyer, por unë nuk mendoj se do ta trajnojë Borusian në sezonin e ardhshëm. Ai ka probleme me gjuhën, por dhe me faktin se nuk e njeh kampionatin gjerman. Hysaj? Unë nuk mendoj se Dortmundi mund të shpenzojë 50 milionë euro për një mbrojtës, kështu që unë nuk mendoj se Hysaj është në planet e ardhshme dhe prioritetet e Dortmundit”, u shpreh ai në një emision radiofonik në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?