Dortmundi përmbys në “frymën e fundit” Herthën dhe merr kryesimin (VIDEO)
Borussia Dortmund ka arritur një fitore shumë të vuajtur me “përmbysje” 3-2 në transfertën delikate ndaj Hetha Berlin. Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 4-t me Kalou, ndërkohë që kundërpërgjigja e verdhezinjve ishte e menjëhershme pas 10 minutash me Delaney.
Bomberi i Herthës riktheheu sërish në avantazh ekipin e tij në minutën e 35-t, por në fillimin e së dytës Dortmundi vendosi baraspeshën me Zagadou.
5 minuta nga fundi vendasit mbeten me një futbollist më pak në fushë, duke i dhënë mundësinë Dortmundit që të shtonte aksionet sulmuese. Në minutën e 90-të, Reaus shënoi golin e fitores. Verdhezinjtë për momentin mbajnë kryesimin me 60 pikë, 3 më shumë se Bayerni. /Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

