Dortmundi transferon super talentin 16-vjeçar nga Birmingham

Borussia Dortmund nuk ka ndërmend që të lejojë asnjë talent që t’i shpëtojë nga orbita e tyre. Së fundmi verdhezinjtë janë shumë pranë transferimit të Jude Bellingham, 16-vjeçari i cili është pjesë e skuadrës së Birmingham.

Gazeta gjerman “Bild” raporton se Borussia Dortmund ka gjetur akordin për 35 milionë euro, duke e bërë një transferim rekord në këtë moshë.

Bellingham hyri në histori më 6 gusht 2019 (ishte 16 vjeç dhe 38 ditë), kur u bë lojtari më i ri i klubit, teksa luajti titullar në humbjen 3-0 në “Carabao Cup” në Portsmouth, duke thyer rekordin e vendosur nga legjenda e “Blues”, Trevor Francis, në vitin 1970. Në atë muaj theu një tjetër rekord të klubit, të mbajtur nga Francis kur në moshën 16 vjeç dhe 63 ditë realizoi golin e fitores ndaj Stoke City-t.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?