Douglas Costa përfshihet në një aksident të rëndë me makinë
Futbollisti i Juventusit, Douglas Costa është përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën mes Santhias dhe Borgo d’Ale me drejtim Torinon (km 44-45).
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa dy makinat e përfshira në aksident janë dëmtuar rëndë, por fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë dëmtim në njerëz.
Braziliani i cili po drejtonte makinën e tipit Jeep Grand Cherokeea pësuar vetëm dëmtime të lehta, ndërkohë që mjeti tjetër është shkatërruar thuajse plotësisht teksa për të nxjerrë shoferin është dashur prerja e llamarinave.
47-vjeçari që ndodhej në mjetin tjetër mësohet se është dërguar në spital, ndërkohë që policia po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. /R.Lika-Koha Jone/


KOHA JONË SONDAZH

