Draksler shpërthen: Shpenzuam 400 mln euro, dhe nuk kaluam as në çerekfinale!

Mesfushori i PSG-së, Julian Draxler ka shpërthyer pas eliminimit të PSG. Futbollisti gjerman hyri në fushë në minutën e 76-të, nuk filloi nga minuta e parë kundër Real Madridit (1-2). Ai foli për kanalin gjerman ZDF duke shprehur pakënaqësit e tij.

“Ishte një mungesë ndjeshmërie, nuk e kuptoj. Nuk ka qenë logjike, objektivi kryesor nuk ka ndryshuar asgjë, nuk e di se çfarë ka ndodhur, isha i befasuar dhe pak i zemëruar.

Duhet që ta shtypnim Realin pas një humbjeje 3-1, jo vetëm të prisnim që diçka të bjerë nga qielli. Ne e merituam të eliminohemi. Këtë verë kemi shpenzuar 400 milionë euro dhe të gjithë thanë se kjo do të ndryshonte gjërat, por nuk kemi kaluar dot as në çerekfinale të Championsit”, u shpreh Draksler.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?