Drejtori i Juves: Donim të blinim Icardin, por më pas morëm Ronaldon

Një ditë pasi Juventusi zyrtarizoi afrimin e Aaron Ramsey-t, Fabio Paratici, drejtori sportiv i bardhezinjve, zbulon prapaskenat e merkatos verore, që kulmoi me blerjen e Cristiano Ronaldos nga Reali i Maridit, një lëvizje që befasoi opinionin futbollistik. Gjithashtu, ai u paraprin disa lëvizjeve të tjera të mëdha, që do ta përforcojnë edhe më shumë klubin bardhezi.

“Ishim të mendimit se duhet të blinim Icardin e të bënim një rrëmujë të madhe… ose të blinim Ronaldon. Dhe kështu ndodhi. Në përballjen me Realin, Mendez, sikurse bën zakonisht, u afrua dhe unë i thashë: Cristiano ka shënuar gola të pabesueshëm. Ai më pa dhe më tha: Ti ndoshta nuk e beson, por ai do të lëvizë nga Reali dhe dëshiron të vijë tek Juventusi…..

Më pas drejtori i Juves foli edhe për goditjet e ardhshme në merkato ku u shpreh: “De Ligt është padyshim një nga lojtarët e rinj më të mirë, sigurisht që e kemi nën vëzhgim. James Rodriguez? Është një lojtar i madh, të shohim. E theksoj është e vështirë të gjesh lojtarë më të mirë se ato që kemi në dispozicion, Costa, Dybala, Bernardeschi, Cuadrado etj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?