FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtuesit e Realit zbarkojnë në Angli dhe Londër për dy blerje të mëdha

Merkato e transferimit mbyllet sot në orën 18:00 në Premier League dhe për këtë qëllim Real Madrid po nxiton për të bërë lëvizjet e fundit. Mediat spanjolle raportojnë se klubi madrilen ka dërguar përfaqësues në Romë për të nisur negociatat me Lazion për shërbimet e mesfushorit serb, Milinkoviç-Saviç. Ai shihet si një ndër mesfushorët më të mirë në Botë dhe me paraqitjen që bëri sezonin e fundit, është nën vëzhgimin e disa ekipeve të mëdha.

Të tjerë përfaqësues nga Real Madridi, janë nisur në drejtim të Londrës, aty ku synohet një tjetër mesfushor. Këtë herë bëhet fjalë për Kristian Eriksen i cili mbylli një sezon mjaft të mirë me Totenhemin, duke qenë ndër lojtarët më të dalluar. Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për të mësuar fatin e këtyre dy futbollistëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?