FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Dua të shkoj te Juventusi”, Marcelo i kërkon një “nder” Perez-it

Marcelo që i ka kërkuar drejtueseve të Los Blancos transferimin në fund të sezonit për t’u bashkuar me portugezin Ronaldo në Torino.“Nëse Juventusi do të bëjë një ofertë për mua duhet të më lini të shkoj mësohet të jetë kërkesa e mbrojtësit 30-vjeçar ndaj drejteusve të klubit Los Blancos. Një kërkesë që mund të pranohet nga Florentino Perez, që projekton një revolucion në organikë në fund të këtij sezoni.

Zërat e një flirti mes Marcelos dhe zonjës së vjetër kanë qënë koherente që nga kalimi i Cristiano Ronaldos në Itali, por konkretizimi i një operacioni të tillë mund të mbërrijë këtë qershor. Pas përgënjeshtrimeve në të shkuarën duke deklaruar se nuk mendonte të largohej nga Reali, tashmë shtypi spanjoll citon fjalët e Marcelos që vënë në dukje ambicien e tij për të mbajtur veshur fanellën e bardhezinjve. Një telenovelë merkatoje e ngjashme me kalimin e Modriç tek Interi por që ketë herë për të dy mund të ketë një fund të ndryshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?