Duel shqiptarësh në Kupën e Italisë, mes Gjimshitit dhe Asllanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë që do të mbahet këtë mbrëmje, Interi dhe Atalanta do të përballen, por që është edhe një derbi shqiptarësh mes Berat Gjimshitit dhe Kristjan Asllanit.

Shtatlarti i mbrojtjes shqiptare, ndonëse në ndeshjen e fundit ndaj Spezias luajti për 90 minuta, paraqitja e tij duket se nuk e ka bindur trajnerin Gasperini që ta përzgjedhë qendërmbrojtësin si titullar pasi në Itali janë të bindur se bergamaskët do të luajnë me treshen Scalvini, De Miral dhe Toloi.

Për Asllanin raportojnë se tekniku Inzaghi i ka dhënë besimin që ta aktivizojë që nga minuta e parë, një mundësi e mirë kur mendon se pak ditë më pas do të luhet dhe derbi me Milanin. Asllani ka kujtime të bukura me Atalantën, pasi në ndeshjen e vetme që është përballur me bergamaskët, flasim këtu në elitën e futbollit italian, Asllani i ka mposhtur kur mbante veshur fanellën e Empolit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?