Dugllas Kosta spektakël ndaj Sampdorias, Juventus arratiset +6 nga Napoli (VIDEO)

Juventus është i pamëshirshëm në Seria A. Bardhezinjtë kanë shkatërruar 3-0 Sampdorian, duke e çuar tashmë në 6 pikë diferencën nga vendi i dytë që mbahet nga Napoli.

Bardhezinjtë kanë dominuar në pjesën e parë, por mungonin shanset për shënim. Alegri në minutat e fundit hedh në fushë Dugllas Kostën në vend të Pjaniç  të dëmtuar, teksa ylli brazilian ja shpërblen vetëm pas 60 sekondash. Ai jep një asist fantastik në zonë për Mandzukiç, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar.

Dugllas Kosta vijon spektaklin edhe në pjesën e dytë duke dhuruar dy asiste të tjerë për dy gjermanë. Fillimisht kroson për Houedes, që gjen golin e parë me fanellën bardhezi, ndërkohë që më pas jep një pasim në zonë për Kedirën. “Zonja e Vjetër” tashmë e sheh veten në kuotën e 86 pikëve, dhe janë në rrugë të mbarë drejt titullit të 7-të radhazi në Seria A. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?