Duka flet si anëtar i UEFA-s: Napoli-Alkmar nuk ka gjasa që të shtyhet!

Duke folur si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, kreu i FSHF-së Armando Duka ka folur për gazetën “Mattio di Napoli”, ku ka sqaruar situatën e krijuar me ndeshjen Napoli-AZ Alkmaar dhe ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes së saj, për sa kohë përmbushen kriteret e vendosura në protokollin e përbashkët.

Në klubin holandez kanë rezultuar deri tani 13 futbollistë të prekur nga koronavirusit dhe sfida e planifikuar për nesër në mbrëmje është në rrezik, por jo për Dukën që thekson se nëse nuk do të ketë shtim të rasteve, ndeshja do të luhet normalisht.

“Nuk ka rrezik, pasi kemi një protokoll të qartë dhe të pranuar nga të gjithë federatat europiane. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me klubin holandez, por UEFA nuk po merr në konsideratë shtyrjen e ndeshjes”, u shpreh Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protokolli i UEFA-s e parashikon qartë që një ndeshje shtyhet vetëm në momentin kur një skuadre i mbeten më pak se 13 futbollistë të pa infektuar dhe aktualisht holandezët kanë më shumë se ky numër në dispozicion, ndaj takimi duhet të luhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?