FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka i ofroi karrigen e presidentit të FSHF-së, ja si i përgjigjet Lala

Altin Lala është i vetmi person përpara të cilit, presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka mund të dorëzohet pa kushte. Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë Duka i ftuar në një emision televiziv, duke respektuar Lalën për atë që ka dhënë për Kombëtaren Shqiptare, por jo vetëm.

Duka konfirmoi se përballë Lalës nuk do të garonte fare për kreun e FSHF-së. Por, Lala nuk ka ambicie për të qenë në krye të institucionit të futbollit dhe këtë e konfirmon në një intervistë për “Panorama Sport”.

“Jam i bindur që e ka thënë me shaka. Unë nuk do ta kisha bërë dot asnjëherë punën siç e bën Duka, ai ka bërë një revolucion në krye të FSHF-së, por natyrisht që e mira nuk ka fund asnjëherë. Për një temë të tillë, mund të flasim pas 16-vitesh, por unë nuk kam asnjë ambicie të drejtoj FSHF-në, pasi ndihem mirë në punën që bëj. Edhe kur mora drejtimin e Kombëtares së 19-vjeçarëve ishte një insistim i ish-trajnerit De Biasi dhe mbështetjen e presidentit Duka”, ka thënë Altin Lala.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?